Politika e Kthimit dhe Rimbursimit
Ne synojmë të ofrojmë produkte cilësore dhe shërbim korrekt për klientët tanë. Më poshtë gjeni rregullat për kthime, zëvendësime dhe rimbursime për porositë e kryera në lavazzablue.al.
Afati i kthimit
Kërkesat për kthim pranohen brenda 14 ditëve nga data e dorëzimit, për sa kohë produkti është i papërdorur, në gjendje të mirë dhe në paketim origjinal.
Produkte që nuk pranohen për kthim
- Produkte të hapura ose të përdorura
- Produkte të dëmtuara nga klienti
- Produkte konsumi/higjienike të hapura ose me paketim të dëmtuar
Produkte të dëmtuara ose të gabuara
Nëse produkti vjen i dëmtuar gjatë transportit ose nuk përputhet me porosinë, klienti duhet të njoftojë brenda 48 orëve nga marrja (me foto/video nëse është e mundur), që të ofrohet zëvendësim ose zgjidhje tjetër e arsyeshme.
Rimbursimi
Rimbursimi kryhet pasi produkti të kthehet dhe të kontrollohet. Kostot e transportit zakonisht nuk rimbursohen, përveç rasteve kur gabimi është i yni. Nëse porosia është paguar në dorë, mënyra e rimbursimit dakordohet me klientin.
Kontakt
Email: info@lavazzablue.al
Tel: +355688000058

